Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion policor një të dyshuar për djegien e pyllit 3 hektarë më 12 prill në fshatin Llaushë të Podujevës.
Sipas policisë, i dyshuari kishte deklaruar se zjarri kishte përfshirë aksidentalisht pyllin, derisa ai ishte duke djegur disa mbeturina.
Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/