image Dogana jep detaje për arrestimin e dy oficerëve doganorë

Siguri

Dogana jep detaje për arrestimin e dy oficerëve doganorë

news image

Në aksionin që u zhvillua sot nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe Prokuroria Speciale, u arrestuan edhe dy zyrtarë doganorë nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “mit marrje” dhe “shpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Dogana e Kosovës, e cila tha se është mirënjohëse ndaj punës së Inspektoratit në hetimin e këtij rasti dhe do të vijojë me bashkëpunim të rregullt me Inspektoratin, policinë dhe institucionet tjera të zbatimit të ligjit.

Njoftimi i plotë:

Dogana e Kosovës ka mbështetur Inspektoratin Policor të Kosovës në operacionin e arrestimit të zyrtarëve të kufirit në Rajonet Gjakovë dhe Prizren, ku janë arrestuar edhe dy zyrtar doganor për dyshimet se kanë kryer veprat penale ‘mitmarrje’ dhe ‘shpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar’.

Dogana e Kosovës është mirënjohëse ndaj punës së Inspektoratit Policor në hetimin e këtij rasti dhe do të vijoj me bashkëpunim të rregulltë me Inspektoratin, Policinë dhe Insititucionet tjera të zbatimit të ligjit brenda dhe jashtë vendit.

Dogana e Kosovës zbaton politika rigoroze që dekurajojnë me efikasitet praktikat e korrupsionit dhe sjelljes jo profesionale si dhe do të ndërmarrë me prioritet veprime që synojnë luftimin e korrupcionit dhe praktika të dëmshme e sjellje jo profesionale.

/GazetaSinjali/