image Dogana arrin në kufi, këta janë dy doganierët e arrestuar - VIDEO

Siguri

Dogana arrin në kufi, këta janë dy doganierët e arrestuar – VIDEO

news image

Mega aksioni i Inspektoratit Policor të Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, kundër korrupsionit në Policinë e Kosovës është duke vazhduar edhe në këto momente. 48 zyrtarë policorë të pikave kufitare Qafë Morinë dhe Qafë Prush dhe së paku dy doganierë do të arrestohen sot.

Dy doganierët që dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje ryshfeti janë Senad Zherka e Enist Tortulla.

Zyrtarë të Doganës tashmë kanë arritur në kufi, aty ku po zhvillohet aksioni.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/