Dogana e Kosovës ka zbarkuar në korporatën e Hib Petrol, e cila dyshohet se ka kryer aktivitet në kundërshtim me ligjin.
Sipas raportimeve mediale, Dogana ka gjetur se kjo kompani ka nxjerrë në shitje për qytetarët derivatet e naftës të parapara për ambasadat në Kosovë.
Derivatet e naftës të parapara për nevojat e ambasadave janë të liruara nga akciza dhe duke vepruar kështu kjo kompani dyshohet se ka bërë shmangie të obligimeve tatimore me qindra mijëra euro.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, mirëpo kanë thënë se nuk kanë ende informacione, ndërsa nga Dogana e Kosovës nuk janë përgjigjur.