image Dodik 'çartet' pasi Komsiq çoi telegram në Kosovë: Anëtari i rrejshëm uroi një shtet të rrejshëm

Rajon

Dodik ‘çartet’ pasi Komsiq çoi telegram në Kosovë: Anëtari i rrejshëm uroi një shtet të rrejshëm

news image

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik e quan si provokim urimin e Zheljko Komsiq, për Pavarësinë e Kosovës.

Dodik e përshkruan si urim për shtetin e rrejshëm nga anëtari i rrejshëm i Kryesisë, duke gënjyer se e bën këtë në emër të Bosnjës dhe Hercegovinës.

“Një mashtrues dhe manipulues i vogël, në skenën politike nuk mund të bëjë ndryshe përveçse me provokim. Komsiç demonstroi arritjet e tij dje kur bëhet fjalë për të jetuar së bashku në Bosnje dhe Hercegovinë,” tha Dodik për Srna.

Dodik po ashtu tha se Komsiqit nuk i intereson për Kosovën, por qëllimi i tij është t’i provokojë serbët.

Komsiq ka uruar dje presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për nder të 14 vjetorit të pavarësisë.

/GazetaSinjali/