image Do të testohen 1,500 mësimdhënës për COVID-19

Arsim

Do të testohen 1,500 mësimdhënës për COVID-19

news image

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj tha se para fillimit të vitit të ri shkollor do të testohen 1,500 mësimdhënës, për të parë gjendjen e tyre shëndetësore para fillimit të vitit të ri shkollor.

“Kemi marrë informata se 1,500 arsimtarë në nivel të Kosovës do të testohen, që i bie mbi 6.5% e numrit të përgjithshëm të arsimtarëve për të ditur gjendjen e infeksionit ose me cilën gjendje ne po hyjmë në këtë vit shkollor”, tha Likaj.

Ministri theksoi se tashmë testimi ka filluar.

“Testimi ka filluar. Sot edhe në komunën e Shtimes kanë shkuar arsimtarë të përzgjedhur në mënyrë të rastësishme për t’u testuar në Ferizaj”, tha Likaj. /GazetaSinjali/