image "Do të të vrasë ty e familjen", kërcënohet me jetë për 20 mijë euro borxh një person në lagjen "Marigona"

Sinjalizime

“Do të të vrasë ty e familjen”, kërcënohet me jetë për 20 mijë euro borxh një person në lagjen “Marigona”

news image

Borxhi prej rreth 20 mijë eurosh mund t’i kushtonte me jetë një banori të lagjes “Marigona” në Graçanicë dhe familjes së tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë kanë bërë të ditur se personi ndaj të cilit viktima kishte këtë borxh e ka kërcënuar se do ta vrasë atë dhe familjen e tij, nëse nuk ia kthen borxhin.

Këto burime bëjnë të ditur se i dyshuari këtë kërcënim ia ka bërë viktimës përmes telefonit, dje rreth orës 18:00.

Gazeta Sinjali mëson se i dyshuari është duke u kërkuar nga policia, pasi që ndodhet në arrati./Gazeta Sinjali/