image “Do të të djegë të gjallë”, shqiptari tenton ta ther me thikë gruan në sy të policëve në Itali

Rajon

“Do të të djegë të gjallë”, shqiptari tenton ta ther me thikë gruan në sy të policëve në Itali

news image

Policia italiane ka vënë në pranga një 36-vjeçar shqiptar për dhunë ndaj gruas së tij. Ai është arrestuar në Rimini të shtunën në mbrëmje, pasi tentoi të godiste me thikë gruan e tij 30-vjeçare.

E gjendur në terror dhe presion të vazhdueshëm, gruaja telefonoi policinë nga frika se mos e lëndonte atë dhe fëmijët e tyre të moshës katër dhe shtatë vjeç.

Sipas mediave në Shqipëri, i arrestuari u përpoq ta mbyste atë para fëmijëve dhe gjithashtu kërcënoi se do t’i priste fytin me një makinë për përpunimin e mishit, shkruan Gazeta Sinjali.

Gruaja që e ka denoncuar rastin ka deklaruar se shqiptari ishte i dhunshëm edhe me fëmijët, ndërsa pretendimet e saj miratohen edhe nga fqinjët, të cilët kanë pohuar se i arrestuari ushtronte dhunë.

Derisa policia po e shoqëronte në komisariat, shqiptari u kthye dhe u përpoq ta godiste në stomak gruan me thikë ndërsa bërtiste në shqip, “Unë do të të djegë të gjallë”./Gazeta Sinjali/