image “Do të blija bukë në furrë”, Mbappe tregon se çfarë do të bënte në 48 orë liri

Futboll

“Do të blija bukë në furrë”, Mbappe tregon se çfarë do të bënte në 48 orë liri

news image

Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe, ka deklaruar se i mungon spontaniteti i jetës normale, pasi është rritur si një superyll, teksa ka treguar se çfarë do të bënte në 48 orë liri të plotë.

Mbappe ka pohuar se ka pasur probleme me përshtatjen me famën e tij në Francë vitet e fundit dhe pretendon se nuk do të donte asgjë më shumë se të zhdukej në sfondin e jetës publike në kryeqytetin francez.

Duke folur për të Envoye Special, ai tha: “Shkuarja për të blerë bukë në furrë? Do të paguaja shumë për të bërë këso lloj gjërash, që janë të thjeshta për shumë nga njerëzit. Kam humbur spontanitetin, spontanitetin e të qenit njeri”.

I pyetur se çfarë do të bënte nëse do të bëhej i padukshëm për 48 orë, Mbappe u përgjigj: “Do t’i kaloja dy ditët jashtë, kjo është e sigurt! Mund ta them pa u menduar. Të shkoja në një bar, do dilja me miqtë, qetësisht, pa ardhur njeri të më shohë. Të nesërmen në mëngjes, një paradrekë e këndshme nën diell në një tarracë, ja çfarë. Gjëra të thjeshta në jetë.”

/GazetaSinjaliSport/