image “Do ta kujtoj për tërë jetën”, reagimi i Moribas pas golit të parë me Barcelonën

Futboll

“Do ta kujtoj për tërë jetën”, reagimi i Moribas pas golit të parë me Barcelonën

news image

Barcelona siguroi fitoren e radhës mbrëmë pasi fitoi 0:2 në udhëtim në Pamplona ndaj Osasunës dhe kështu ngushtoi diferencën në minus 2 me Atletico Madridin.

Jordi Alba realizoi golin e parë për katalunasit, kurse golin e qetësisë dhe fitores e shënoi talenti 18-vjeçar, Ilaix Moriba.

Ky ishte goli i tij i parë në karrierë si futbollist profesionist.

Pas ndeshjes, ai reagoi në profilin e tij në Twitter duke thënë se do ta kujtojë tërë jetën këtë gol.

“Unë do ta kujtojë këtë gol për tërë jetën time. Fitore e madhe. Le të vazhdojmë”, shkroi Moriba në Twitter./Gazeta Sinjali Sporti/