Barcelona siguroi fitoren e radhës mbrëmë pasi fitoi 0:2 në udhëtim në Pamplona ndaj Osasunës dhe kështu ngushtoi diferencën në minus 2 me Atletico Madridin.
Jordi Alba realizoi golin e parë për katalunasit, kurse golin e qetësisë dhe fitores e shënoi talenti 18-vjeçar, Ilaix Moriba.
Ky ishte goli i tij i parë në karrierë si futbollist profesionist.
Pas ndeshjes, ai reagoi në profilin e tij në Twitter duke thënë se do ta kujtojë tërë jetën këtë gol.
“Unë do ta kujtojë këtë gol për tërë jetën time. Fitore e madhe. Le të vazhdojmë”, shkroi Moriba në Twitter./Gazeta Sinjali Sporti/
I will remember this goal for the rest of my life! Great win! Let’s keep going! @FCBarcelona pic.twitter.com/dj865VvruP
— Ilaix Moriba (@IlaixMK) March 6, 2021