image DnV nuk do të vëzhgojë zgjedhjet në Podujevë, kërkon nga presidenti rishqyrtim të vendimit

Kosovë

Njoftim/ DnV nuk do të vëzhgojë zgjedhjet në Podujevë, kërkon nga presidenti rishqyrtim të vendimit

news image

Rrjeti i organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” ka  marrë vendim që të anulojë misionin e vëzhgimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Podujevës.

DnV ka njoftuar se ky vendim është marrë për shkak të situatës me virusin COVID-19 dhe me qëllim të garantimit të shëndetit të vëzhguesve.

“Duke qenë se procesi i votimit në thelb është aktivitet publik dhe në të involvohet një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, DnV vlerëson që është e domosdoshme që të merren masat e nevojshme për parandalimin e shpërndarjes së këtij virusi”, thuhet në njoftim.

Tutje, DnV ka kërkuar nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, që të rishqyrtojë vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar të komunës së Podujevës.

“DnV kërkon nga Presidenti i vendit, që bazuar edhe në rekomandimet e institucioneve shëndetësore, në bashkëpunim me Qeverinë, partitë politike garuese dhe KQZ-në, të rishqyrtojë vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar të komunës së Podujevës”, përfundon njoftimi./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/126790465508/photos/a.10151502462350509/10157041197945509/?type=3&theater