image DnV: Institucionet vështirë se do t’i përballojnë pasojat e grumbullimeve pa përfillje të masave

Kosovë

DnV: Institucionet vështirë se do t’i përballojnë pasojat e grumbullimeve pa përfillje të masave

news image

Demokracia në Veprim në një konferencë për media ka deklaruar se në tri ditët e para të fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit, janë mbajtur tubime të cilat nuk kanë respektuar masat antiCOVID.

Sipas DnV-së, pasojat nga këto tubime vështirë do t’i përballojnë institucionet e Kosovës në ditët në vijim.

“Grumbullimet pa përfillje të masave mund të shkaktojnë dëme të cilat institucionet tona do ta kenë të vështirë për t’i përballuar”, ka thënë Jeta Krasniqi nga kjo organizatë gjatë një konference të shtunën.

Krasniqi ka thënë se gjatë tri ditëve të para të fushatës nuk i është ofruar sa duhet qasje personave më aftësi të kufizuara dhe po ashtu nuk është bërë përfaqësimi i barabartë i grave në lista zgjedhore ashtu siç e parasheh ligji.

/GazetaSinjali/