image Djokovic 'demolohet' nga tenisti spanjoll që në raundin e parë

Sporte të tjera

Djokovic ‘demolohet’ nga tenisti spanjoll që në raundin e parë

news image

Novak Djokovic kishte njoftuar se do të marrë pjesë në turneun e Monte Carlo Masters, që zhvillohet në Francë në sipërfaqen e dheut, shkruan Sinjali Sport.

Si numri një i botës, Djokovic ishte i përshëndetur në raundin e parë, teksa në raundin e dytë u përball me spanjollin Alejandro Davidovich Fokina.

Serbi është eliminuar që në ndeshjen e tij të parë të këtij turneu, duke u mposhtur në tri sete 6-3 6-7 6-1.

Fokina ndodhet në pozitën e 44-të në ranglistë dhe si një 22-vjeçar ky sigurisht se është triumfi më i madh i tij në karrierë deri më tani, duke e mposhtur numrin një të botës.

/GazetaSinjaliSport/