Pas shumë debateve dhe konflikteve djemtë e shtëpisë po kalojnë disa momente gazmore me njëri-tjetrin.
“Vëllai i madh” i ka vendosur banorëve disa këngë të Sabianit, ku muzika që ai bën identifikohet më shumë me atë pop dhe popullore moderne.
Kledi dhe Graniti duket se janë duke u argëtuar shumë në ritmin e këngëve të tij.
Momenteve të bukura i bashkohet dhe Iliri, i cili ka krijuar një raport shumë të mirë me të që nga fillimi.
“Hë o gjigand,a u kënaqe”, i thotë Iliri.
Ata ndajnë dhe një përqafim ku tregon se marrëdhënia e tyre është e fortë.