image Arilena Ara e sfidon veten edhe në moderim, ja në cilin emision do ta shohim

Muzikë

Arilena Ara e sfidon veten edhe në moderim, ja në cilin emision do ta shohim

news image

Karrierës së saj të gjatë në ekran Arilena Ara ka vendosur t’i shtojë edhe një eksperiencë të re.

Siç bëjnë të ditura burime nga “Vip Magazine”, Arilena Arën së shpejti do ta shohim në ekran si moderatore. Këngëtarja do t’i bashkohet televizionit “ABC” për të prezantuar emisionin e ri investigativ, “Piranjat”.

Ndërsa vetë Arilena ende nuk e ka bërë të ditur zyrtarisht këtë lajm nëpër profilet e saj në rrjete sociale, ndërsa publiku duhet të jetë kurioz për ta parë në këtë rol të ri.

Më herët, emrat që u diskutuan në drejtimin e këtij emisioni ishin Luana Vjollca, Bes Kallaku dhe Dasara Karaiskaj. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk rezultoi të ishte moderatori.

/GazetaSinjali/