image Një tjetër ish-konkurrente e Përputhen do t’i futet muzikës

Bota e Yjeve

Një tjetër ish-konkurrente e Përputhen do t’i futet muzikës

news image

Jasmin Kadriu, do t’i futet botës së muzikës si shumë prej pjesëmarrësve të “Përputhen”.

Ajo ka folur për planet që ka pas largimit nga “Përputhen”, duke bërë të ditur se do të debutojë në muzikë, por që ka ende pasiguri dhe se nuk e di nëse është këngëtare apo jo.

 “Është kënga që e kam paralajmëruar në Instagram, thash pse jo të bëhem edhe unë pjesë e këngës. Jam apo nuk jam, nuk e kam të vendosur akoma mirë, por është tek pjesa që të bëhem edhe unë pjesë”, u shpreh ajo.

E pyetur se a është muzika pasion i saj, Jasmina pohoi një gjë të tillë, por tha se frikësohet se a do të pranohet nga publiku.

Më pëlqen shumë të këndoj, por nuk e di pse e kam atë ankthin ose mospranimin e njerëzve. Mendoj gjithmonë dështimin”, deklaron Kadriu.

Ajo tha se e gjithë pasiguria e saj është se si do të jetë kur të dalë para publikut për të kënduar.

Jasmina tha se kënga e saj e parë është në bashkëpunim me Alesandron, i cili ia kishte dedikuar këngën fillimisht.

Teksa tregon se ka mbështetja nga nëna dhe tashmë edhe njihet në publik, ajo tha se ka disa këngë të përfunduara.

Kam 3-4 këngë, rri çdo ditë në studio, një herë del një ide, një herë një tjetër, por nuk është që do të dalë se s’bën”, përfundon Jasmina.  /GazetaSinjali/