Dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë kanë lindur gjashtë foshnje, tri foshnje janë të gjinisë mashkullore dhe tri të gjinisë femërore.
Në njoftimin e spitalit thuhet se “3 lindje kanë normale dhe 3 me prerje cezariane”.
Poashtu, 3 251 pacientë janë trajtuar si raste emergjente gjatë 24 orëve të fundit. 27 pacientë janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm.
“Analiza kanë kryer 269 pacientë që në total kanë kryer 4.091 analiza. 14 operacione janë kryer gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftim.