image Djali i policit ia merr shufrën metalike babait dhe shëtit rrugëve të Prishtinës

Siguri

Djali i policit ia merr shufrën metalike babait dhe shëtit rrugëve të Prishtinës

news image

Policia e Kosovës dje ka patrulluar nëpër rrugë të ndryshme të Prishtinës, me ç’rast kanë intervistuar dy të dyshuar dhe kanë arrestuar një tjetër për armëmbajtje pa leje, raporton Gazeta Sinjali.

Në rrugën “Vicianum” është arrestuar një shofer, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar një shufër metalike dhe një jelek taktik i policisë.

I njëjti këto paisje ia kishte marr babait të tij pa leje, pasi që i njëjti është zyrtar policor, mëson Gazeta Sinjali.

Ndërsa, gjatë patrullimit në rrugën “Migjeni”, policia kanë ndalur një automjet, gjatë kontrollit të së cilit ka gjetur një thikë.

Shoferi i këtij automjeti është dërguar në Stacionin Policor si dhe është intervistuar, kanë thënë burime të Gazetës Sinjali.

Edhe në rrugën “Xheladin Hana”, policia kanë ndaluar një veturë tek e cila gjithashtu kanë gjetur një thikë, për të cilën është intervistuar shoferi i automjetit.

/Gazeta Sinjali/