image 10 intervenime në 24-orëshin e fundit nga zjarrfikësit e Prishtinës - Sinjali

10 intervenime në 24-orëshin e fundit nga zjarrfikësit e Prishtinës

news image

Zjarrfikësit në Prishtinë edhe pse me numër të vogël e pajisje të vjetërsuara, po vazhdojnë intervenimet në shuarjen e zjarreve fushore, malore, por edhe në ndërtesa.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit ata kanë pasur dhjetë intervenime, ndër të cilat edhe një banesë. Zëdhënësi i shefit të ndërrimit, Shaban Krmemi, në një intervistë për KP, tha se djegia e disa mbeturina në Vranjefc ka zgjatur 24 orë dhe po vazhdon ende.

Në 24 orët e fundit në brigadën e zjarrfikësve së Prishtinës, i kemi pasur 10 intervenime prej tyre 6 zjarre fushore, malore, 3 intervenime teknike dhe një intervenim ka qenë në banesë. Edhe në Vranjefc ka ndodhur djegie të mbeturinave, është djegia që 24 orë nuk është shuar pasi janë të hedhura mbeturina. Kemi bërë kërkesë prej nivelit komunal të vijnë me bagër të mbulojnë me dhe, është pranuar kërkesa, tashme jemi në pritje”, ka deklaruar Krmemi.

Ndërkohë, Krmemi është shprehur se për nga aspekti logjistik nuk janë në gjendje të mirë, pasi pajisjet që i kanë në dispozicion janë vjetruar.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin