image Djali i ish-presidentit Thaçi tregon se është takuar me të pak kohë më parë

Kosovë

Djali i ish-presidentit Thaçi tregon se është takuar me të pak kohë më parë

news image

Endrit Thaçi ka konfirmuar se së bashku me nënë e tij e kanë vizituar në Hagë, ish-presidentin Hashim Thaçi.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Endrit Thaçi ka thënë se pret me padurim që babi i tij të vijë në Kosovë.

“Me nënën këto ditë të fundit të verës. Kemi takuar edhe babin ca kohë më parë dhe i presim me padurim ditët kur të gjithë do të jemi së bashku përsëri, në Kosovën që aq shumë e donë”, ka shkruar ai.

Hashim Thaçi po akuzohet nga Gjykata Speciale për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

/GazetaSinjali/