Musli Gucati, djali i ish-kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës -OVL e UÇK-së, Hysni Gucatit ka reaguar me një status në rrjetin social, Facebook, rreth arrestimit të babait të tij dhe të Nasim Haradinajt, përcjell Sinjali.
Sot kur janë bërë dy vjet nga arrestimi i Gucatit dhe Haradinajt, Musli Gucati ka thënë se po sot dy vjet në emër të drejtësisë, u bë padrejtësia më e madhe ndaj krerëve të OVL UÇK-së, shkroi ai.
Dy vite më parë 25 shtator 2020, në emër të drejtësisë u bë padrejtësia më e madhe ndaj krerëve të OVL-së së UÇK-së, Hysit dhe Nasimit, ende “Gjykata e drejtësisë” i mbane peng.Por këta burra bashkë më shokët e idealit vazhdojnë të jenë në mbrojte të luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.