image Djali i dehur e sulmon dhe e dëbon nga shtëpia babain e tij në Prizren

Siguri

Djali i dehur e sulmon dhe e dëbon nga shtëpia babain e tij në Prizren

news image

Një rast i dhunës në familje është raportuar në rrugën “Norbert Jakli” në Prizren, ku një person ka sulmuar fizikisht babain e tij.

Sinjali mëson se rasti është denoncuar dhe njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe më pas ka shoqëruar në stacion palët e përfshira.

I dyshuari, E.M, 34-vjeçar, i cili ishte nën ndikimin e alkoolit dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka kanosur dhe sulmuar babain e tij, të cilin më pas e ka dëbuar nga shtëpia.

Sipas burimeve të Sinjalit brenda Prokurorisë ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti si “dhunë në familje” dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

/GazetaSinjali/