Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kamzë të Tiranës.
Policia bën me dije se Ajet Sina (Lleshi) ka goditur me thikë nënën e tij S.S, e cila ka përfunduar në spital me plagë në trup.
Për fat të mirë, gruaja është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i biri është në prangat e policisë.
“Më datë 07.03.2022, në Institut Bujqësor, shtetasi A. Ll., (S), banues në Burrel, ka goditur me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen S. S., e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes“, thuhet në njoftim.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.