image Djali e kërcënon me vrasje babain e tij në Skenderaj

Siguri

Djali e kërcënon me vrasje babain e tij në Skenderaj

news image

Një baba e ka denoncuar në polici djalin e tij, për shkak se pretendon se i njëjti e ka kanosur, raporton Gazeta Sinjali.

Ai u ka thënë hetuesve policorë që djali i tij, i cili ka qenë në shërim të detyrueshëm në QKUK, është kthyer të martën, rreth orës 14:35, në banesë në Skenderaj.

Me t’u kthyer në banesë, ai dyshohet se e ka kërcënuar babain e tij me vrasje.

I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Policia njofton se rasti është duke u hetuar./Gazeta Sinjali/