image Dizajni i NEWBORN-it sivjet i kushtohet fuqisë së grave

Sociale

Dizajni i NEWBORN-it sivjet i kushtohet fuqisë së grave

news image

Ideatori i monumentit NEWBORN, Fisnik Ismaili, ka dhënë një informacion se si do të duket ky monument në përvjetorin e 14-të të pavarësisë së Kosovës.

Ai njoftoi se në këtë 17 shkurt, NEWBORN do t’i dedikohet fuqisë së vajzave.

NEWBORN14 është për fuqinë e vajzave”, ka shkruar shkurt në Facebook Ismaili duke mos dhënë detaje tjera.

Kujtojmë që në vitet e fundit, flamurin e Kosovës lart e kanë ngrit shpesh vajzat tona. Distria Krasniqi e Nora Gjakova i kanë sjellë dy medalje të arta Kosovës.

Përveç në xhudo, vajzat kosovare korrën sukses edhe në botën e filmit. Aktorja Yllka Gashi dhe regjisorja Blerta Basholli arritën që me filmin “Zgjoi” t’i afrohen nominimit në Oscar, ndërsa morën disa shpërblime të vlerësuara në botën e filmit.

E të padiskutueshmet, Rita Ora e Dua Lipa nuk e kanë ndalur vazhdën e sukseseve.

Ylli më i ri kosovar, është Kiana Kryeziu, e cila u bë skitarja e parë që përfaqësoi Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore.

/GazetaSinjali/