Pas heqjes së fotografisë së Presidentit, Hashim Thaçi nga zyra e Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, ka reaguar edhe diva e muzikës shqiptare, Adelina Ismaili.
Këngëtarja në rrjetin social Instagram, ka publikuar lajmin për heqjen e fotografisë së Thaçit, me mbishkrimin “E dua çdo ditë e më shumë”, shkruan Gazeta Sinjali.
Adelina nuk ka hezituar asnjëherë ta përkrah Vjosën, madje shumë herë i ka shprehur edhe simpatinë që ka për të.
Ndërsa, për heqjen e fotografisë së Thaçit, kanë reaguar edhe deputetet nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu dhe Ganimete Musliu, të cilat e kanë cilësuar si shkelje ligjore. /Gazeta Sinjali/