image Ditë zie për Eliza Hoxhën, humb babain

Sociale

Ditë zie për Eliza Hoxhën, humb babain

news image

Deputetja Hoxha njoftoi publikun përmes rrjeteve sociale, për lajmin e hidhur.

Eliza Hoxha, tha se babai i saj Shefqet Hoxha ka ndërruar jetë në mëngjesin e ditës së sotme.

Duke i publikuar një fotografi ajo ndër të tjera shkruan në postim se muaj më parë babai i saj e ka mundur betejën me koronavirus.

Postimi i plotë:

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot me datë 19.08.2021 ndërroi jetë Babai, Gjyshi dhe i dashuri ynë Shefqet Hoxha.

Njoftojmë familjarët, miqtë, kolegët dhe të gjithë dashamirët se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në varrezat e Prishtinës në Arbëri (Dragodan) me ikindi në ora 16:30

/Gazeta Sinjali Sporti/