image Ditën kur do të vaksinohej vdes 15-vjeçarja në Angli nga COVID-19

Evropë

Ditën kur do të vaksinohej vdes 15-vjeçarja në Angli nga COVID-19

news image

Një 15 vjeçare në Angli ka vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19 në ditë kur do ta merrte vaksinën antiCOVID, raporton The Guardian.

Jorja Halliday, nga Portsmouthi, vdiq në spitalin Queen Alexandra të martën, pasi ishte testuar pozitiv katër ditë më parë.

Nëna e saj, Tracey Halliday, tha se studentja ishte një “vajzë e dashur” me shumë miq, një kikboksere e talentuar dhe një muzikante aspiruese.

Halliday tha: “Ajo ishte shumë aktive, i pëlqente të dilte dhe të kalonte kohë me miqtë e saj dhe i pëlqente të kalonte kohë me vëllezërit dhe motrat e saj”

“Duke u rritur, ajo u shndërrua në një zonjë të re të bukur, gjithmonë duke dashur t’i ndihmojë të tjerët, gjithmonë atje për të gjithë. Është tronditëse, kjo është e vetmja gjë që nuk mund ta kapërcej”

Halliday tha se vëllezërit dhe motrat e Jorja janë të shkatërruar.

Rezultatet paraprake nga ekzaminuesi mjekësor i spitalit treguan se Jorja kishte miokardit Covid, inflamacion i zemrës i shkaktuar nga virusi. Halliday shpjegoi se Jorja kishte planifikuar ta merrte vaksinën kundër Covidit pasi të kishte mbaruar periudha e izolimit, por vdiq në ditën kur ishte planifikuar të vaksinohej. /GazetaSinjali/