image Dita nis me një aksident trafiku në Komoran, dy persona dërgohen për spital

Siguri

Dita nis me një aksident trafiku në Komoran, dy persona dërgohen për spital

news image

Dita e sotme ka nisur me një aksident trafiku në Komoran, konkretisht në rrugën që të lidhë me fshatrat Caralevë e Nekoc.

Në aksident janë përfshirë tri automjete, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar dy persona, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Sot rreth orës 07:15 është pranuar një informatë për një aksident trafiku në Komoran. Në aksident janë përfshi tri automjete, me çrast dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Njësitët policore të trafikut janë duke u marrë me rastin”, tha Hoxha për Gazetën Sinjali.

Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion. /Gazeta Sinjali/