image Dita Ndërkombëtare e Arsimit, UNESCO: 258 milionë fëmijë dhe të rinj nuk e ndjekin shkollën

Arsim

Dita Ndërkombëtare e Arsimit, UNESCO: 258 milionë fëmijë dhe të rinj nuk e ndjekin shkollën

news image

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 24 janarin si Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, në shenjë kremtimi të rolit të arsimit për paqen dhe zhvillimin.

Sipas UNESCO-s, 258 milionë fëmijë dhe të rinj ende nuk ndjekin shkollën, derisa 617 milionë fëmijë dhe adoleshentë nuk mund të lexojnë dhe kuptojnë matematikën.

“Pa arsim cilësor gjithëpërfshirës dhe të barabartë dhe mundësi të përjetshme për të gjithë, vendet nuk do të kenë sukses në arritjen e barazisë gjinore dhe thyerjen e ciklit të varfërisë që po lë pas miliona fëmijë, të rinj dhe të rritur” thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të UNESCO-s.

Tutje, bëhet e ditur më pak se 40% e vajzave në Afrikë përfundojnë shkollën e mesme të ulët dhe rreth katër milionë fëmijë dhe refugjatë të rinj janë jashtë shkollës.

“Në këto kohë të jashtëzakonshme, biznesi si zakonisht nuk është më një opsion. Nëse duam të transformojmë të ardhmen, nëse duam të ndryshojmë kurs, duhet të rimendojmë arsimin. Kjo do të thotë të krijojmë një kontratë të re sociale për arsimin, siç kërkohet nga Raporti i UNESCO-s mbi të Ardhmen e Arsimit, i publikuar nëntorin e kaluar”.

“Ne duhet të riparojmë padrejtësitë e së kaluarës dhe të orientojmë transformimin dixhital rreth përfshirjes dhe barazisë. Dhe ne kemi nevojë që arsimi të kontribuojë plotësisht në zhvillimin e qëndrueshëm, për shembull, duke integruar edukimin mjedisor dhe barazinë në të gjitha kurrikula, duke trajnuar mësues në këtë fushë”, deklaroi Audrey Azoulay, Drejtoreshë e Përgjithshme e UNESCO-s, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Arsimit në vitin 2021.

/GazetaSinjali/