image Dita e tretë e Evropianit: Kosova përballet me Rumaninë

Basketboll

Dita e tretë e Evropianit: Kosova përballet me Rumaninë

news image

Kombëtarja e Kosovës sot do të përballet me Rumaninë. Si vajzat e Kosovës edhe ato të Rumanisë kanë pësuar nga Turqia, që është lidere e grupit.

Sidoqoftë, ky Evropian është i rëndësishëm për vajzat kosovare që të fitojnë përvojë në garat ndërkombëtare, pasi paraqiten për herë të parë në ngjarje të tilla madhore, kurse edhe janë më të reja se kundërshtaret e tyre. Mosha mesatare në ekipin e Kosovës është 17 vjeç.

Ndeshja Kosovë-Rumani zhvillohet nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Të gjitha të hollat që do të grumbullohen nga shitja e biletave do të dhurohen për fëmijët e prekur nga sëmundja e fibrozës cistike./Sinjali/