Në ditën e parë të punës së gazetës më të re online në skenën mediale të Kosovës “Sinjali”, për koincidencë, është aktivizuar edhe kompania për mirëmbajtjen e rrugëve “Sinjal”.
Punëtorët e saj prej orëve të hershme të mëngjesit janë parë duke rregulluar sinjalistikën në rrugët e kryeqytetit.
Ata kanë vendosur shenjat e reja në vendkalimet për këmbësorë të ashtuquajtura “zebra” në Bulevardin “Bill Klinton” në Dardani.
Ky aksion është ndërmarr me qëllim të rritjes së nivelit të sigurisë në trafik. Kohët e fundit është rritur fluksi i veturave për shkak të frekuentimit të bashkatdhetarëve të cilët kanë ardhur për t`i kaluar pushimet verore në vendlindje. /Sinjali/