image Dita e Lirisë së Shtypit/ Ambasada e SHBA-së në mbështetje të gazetarëve - Sinjali

Dita e Lirisë së Shtypit/ Ambasada e SHBA-së në mbështetje të gazetarëve

news image

Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka shprehur mbështetjen për gazetarët.

Në reagimin e Ambasadës, thuhet se gazetarët ekspozojnë korrupsionin dhe ndryshojnë ligjet.

“Gazetarët ekspozojnë korrupsionin, ndryshojnë ligjet, reformojnë praktikat e biznesit dhe përmirësojnë jetën. Në #Ditën e Lirisë së Shtypit le të tregojmë mbështetjen tonë për gazetarët në Kosovë dhe në mbarë globin që rrezikojnë jetën e tyre për të ekspozuar të vërtetën.”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

Në Ditën e Lirisë së Shtypit, “Reporterët pa Kufij” kanë publikuar Indeksin e Lirisë së Shtypit Botëror . Kosova këtë vit radhitet në pozitën e 61-të, në krahasim me pozitën e 78-të, që ka mbajtur në vitin 2021.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: