Sot është shënuar dita e 69 e luftës Rusi-Ukrainë. Pavarësisht përpjekjeve të shumta diplomatike ende nuk është arritur një armëpushim midis vendeve duke penguar në këtë mënyrë edhe evakuimin e civilëve, sipas BBC.
Por cilat janë zhvillimet më të fundit në Ukrainë?
-Sipas kryebashkiakut të Mariupolit më shumë se 200 civilë janë ende të bllokuar, së bashku me ushtarët, në fabrikën e çelikut Azovstal.
-OKB dhe Kryqi i Kuq kanë deklaruar se shpresojnë që të evakuohen më shumë civilë nga fabrika e çelikut ditën e sotme.
-Të paktën nëntë civilë janë vrarë nga bombardimet ruse në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore, sipas guvernatorit rajonal.
-Emmanuel Macron dhe presidenti rus Vladimir Putin zhvilluan një bisedë telefonike, e cila zgjati rreth dy orë.
-Boris Johnson tha se Britania e Madhe duhet të kishte vepruar më shpejt në miratimin e vizave për refugjatët ukrainas.
-Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar e ka vlerësuar guximin dhe rezistencën e Ukrainës kundër Rusisë në një fjalim virtual drejtuar parlamentit ukrainas.
-Johnson miratoi gjithashtu një paketë prej 300 milionë paund ndihmë ushtarake për Ukrainën.
-Papa tha se ka kërkuar të takohet me Putinin në Moskë, por ende nuk ka marrë përgjigje nga Kremlini.