image Dita e 16-të e agresionit rus në Ukrainë, këto janë zhvillimet e fundit

Botë

Dita e 16-të e agresionit rus në Ukrainë, këto janë zhvillimet e fundit

news image

Sot është dita e 16-të prej kur forcat ruse hynë në territorin e Ukrainës, shkruan Gazeta Sinjali.

I gjithë ky agresion nisi kur Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.

Menjëherë pas nisjes së granatimeve, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, shpalli gjendje lufte në vend.

Ndërsa këto janë zhvillimet e sotme:

Zona me civilë ishin cak i granatimeve ruse në qytetin qendror të Ukrainës, Dnipro në orët e para të së premtes dhe gjatë ditës sulmet ruse u shtrinë edhe në qytete të tjera të Ukrainës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian vendosën sanksione të reja për Rusinë në kundërshtim të pushtimit të saj të Ukrainës. Këto sanksione synojnë të godasin ekonominë ruse drejtpërsëdrejti.

BE-ja ndau 500 milionë euro të tjera për ndihmë ushtarake Ukrainës mirëpo nuk i premtoi një anëtarësim të shpejt në BE.

Presidenti amerikan, Joe Biden tha se Rusia do të “paguaj një çmim të rëndë” nëse përdorë armë kimike në Ukrainë.

Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se Rusia ka një histori të dokumentuar mirë të përdorimit të armëve kimike dhe nuk përjashtoi planet ruse për përdorim të armëve kimike dhe biologjike në Ukrainë.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara e migracionit tha se më shumë se 2.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina deri më 11 mars, që nga nisja e luftës.

Britania e Madhe vendosi të premten një valë të re sanksionesh ndaj Moskës, duke shënjestruar 386 anëtarë të parlamentit.
Kremlini tha se konflikti në Ukrainë do të përfundojë kur Perëndimi ta marrë seriozisht Rusinë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha të premten se ka disa “ndryshime pozitive” në bisedimet ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut (OHCHR) tha të premten se ka konfirmuar vdekjen e 564 civilëve në Ukrainë që nga 24 shkurti, duke përfshirë 41 fëmijë.

/GazetaSinjali/