image Dita Botërore e Shëndetit Mendor, Osmani bën thirrje për kujdes ndaj vetes - Sinjali

Dita Botërore e Shëndetit Mendor, Osmani bën thirrje për kujdes ndaj vetes

news image

Në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje që ta trajtojmë me urgjencë shëndetin mendor, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo në një postim në Twitter ka shkruar se është e rëndësishme të ndajmë një moment për veten dhe më të dashurit tonë.

“Sot në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor ju bëj thirrje të gjithëve të ndani një moment për veten dhe të dashurit tuaj. Shumë njerëz në shoqërinë tonë luftojnë me shëndetin mendor dhe ne duhet ta trajtojmë atë me të njëjtën urgjencë si shëndeti ynë fizik”, ka shkruar Osmani.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin