Distria Krasniqi arriti sot të triumfojë në Doha të Katarit, ku edhe mori medaljen e artë.
Pas këtij suksesi Krasniqi u shpreh e lumtur duke thënë se është një ndjenjë e shkëlqyer, shkruan Sinjali Sport.
“Është një ndjenjë e shkëlqyer të fitosh Master për herë të tretë, veçanërisht sot që ekipi ynë fitoi 3 medalje. Kjo fitore më dha më shumë besim për garat e ardhshme dhe mbi të gjitha për Tokyo2020 sepse sot ishte një garë shumë e fortë në -48 kg, lojtarët më të mirë ishin atje “, tha Distria Krasniqi.
Në këto gara medalje të bronztë fituan edhe Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova.