image Distria Krasniqi kalon në finale të garave në Kinë

Sporte Luftarake

Sport/ Distria Krasniqi kalon në finale të garave në Kinë

news image

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi, e ka shënuar edhe një sukses në karrierën e saj. Ajo është kualifikuar në finale (-48), të njërës prej garave më të forta në xhudo, Masterist të Qingdaos të Kinës.

Krasniqi e kaloi rrethin e parë pa luftë, më pas e mposhti Katharina Menz të Gjermanisë, ndërsa në çerekfinale mundi Orgintsetseg Galbadrakh të Kazakistanit. Në gjysmëfinale kaloi pengesën Urantsetseg Munkhbat të Mongolisë, ndërsa në finale do të përballet me një tjetër mongoleze, Narantsetseg Ganbaatar. Blloku final fillon pas një ore.

Sot garoi edhe Nora Gjakova në kategorinë deri në 57 kilogramë, por që kampionia dhe nënkampionia e Evropës u ndalë në luftën e parë nga Jisu Kim e Koresë së Jugut./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/kosovoolympiccommittee/photos/a.490666694338708/3347599555312060/?type=3&theater