Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka kaluar në çerekfinale të Grand Slamit që po mbahet në Paris të Francës.
Krasniqi e mposhti francezen, Penelope Bona, në kategorinë -52 kg. Teksa, në çerekfinale do të takohet me Ai Shishime.
Ndërsa, xhudistja tjetër kosovare, Laura Fazliu (-63 kg) u mposht në raundin e dytë nga jugkoreanja, Ju Han.
Në këtë Grand Slam gjithashtu garon edhe Nora Gjakova, e cila do të takohet në raundin e tretë me Priscilla Gnetton./Gazeta Sinjali/