Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian të xhhdos, që po mbahet në Montpellier të Francës.
Përkundër se po e dominonte finalen, një pakujdesi i kushtoi me humbje nga francezja, Amandine Buchard.
Kampionia olimpike garoi në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Distria arriti deri në finale me tri fitore. Në raundin e dytë e mposhti me kroaten Ana Viktorija Puljiz, kurse në çerekfinale eliminoi xhudisten nga Azerbajxhani, Gultaj Mammadaliyeva.
Në gjysmëfinale, Distria Krasniqi triumfoi ndaj italianes, Odette Giuffrida.