image Disa zjarrfikës hezitojnë të vaksinohen kundër COVID-19

Sociale

Disa zjarrfikës hezitojnë të vaksinohen kundër COVID-19

news image

Vaksinimi masiv kundër COVID-19 ka filluar edhe për zjarrfikësit, mirëpo një pjesë e tyre po hezitojnë të imunizohen nga ky virus.

Zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi, ka thënë se 20 pjesëtarë kanë qenë të prekur me COVID-19, ndërsa si pasojë e këtij virusi vetëm një zjarrfikës ka vdekur.

Para vaksinimit 20 pjesëtarë të shërbimit tonë kanë qenë pozitivë, të prekur me COVID-19 dhe disa e kanë pasur gjendjen pak më të rënduar. Dhe pa ashtu kemi pasur edhe një rast të vdekjes prej COVID-19. Ndërsa aktualisht nuk kemi asnjë zjarrfikës i cili është i prekur me virus. Vaksinimi ka filluar. Ka ndonjë prej tyre, por që është shumë i rrallë që ka pak hezitim vaksinimit, më shumë e ka problem marrjen e vaksinës sesa llojin për çka është t’u e marrë. Dhe kanë hezitim edhe për marrjen e vaksinës, por nuk është numër i madh”, tha Gashi për EO./Gazeta Sinjali/