image Disa të lënduar pas një sulmi me thikë në Londër

Botë

Botë/ Disa të lënduar pas një sulmi me thikë në Londër

news image

Një numër i njerëzve besohet se janë lënduar pas një përleshjeje me thikë në London Bridge, ka thënë policia.

Raportohet se një njeri është qëlluar nga policia dhe se rasti po trajtohet “sikur të ishte i lidhur me terrorizmin”.

Forcat e rendit më parë kishin thënë se ishte arrestuar një burrë, teksa ekipet mjekësore e kanë cilësuar rastin si një incident të madh.

John McManus gazetar i BBC-së, ka thënë se kishte parë një grup burrash duke u përleshur në urë. Sipas tij, kur policia kishte arritur ishin dëgjuar edhe disa të shtëna armësh.

Policia Britanike e Transportit ka thënë se London Bridge aktualisht është e mbyllur dhe asnjë tren nuk do të ndalet aty./Gazeta Sinjali/

Police at the scene. Pic: @AmandaHunter87
People running away from Borough Market