image Disa serbë ”tërbohen” nga postimi i fundit i Rita Orës

Bota e Yjeve

Disa serbë ”tërbohen” nga postimi i fundit i Rita Orës

news image

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora ka publikuar në TikTok një video në të cilën ka përdorur “efektin” e shqiponjës, veprim ky që i ka nervozuar disa serbë, përdorues të Twitter-it.

Ata e kanë cilësuar këtë veprim të Orës si provokim ndaj Serbisë, pasi ekipi kombëtar i tyre u eliminua nga Botërori i Katarit pas humbjes nga Zvicra.

“E dashur Rita, më vjen keq që ta prish këtë video, por Shqipëria nuk u kualifikua në Botëror 2022. Nuk e di pse të shqetëson kaq shumë që Shqiponjat po rikthehen në shtëpi”, shkruan një përdorues serb në Twitter.

Ndonëse nuk ka gjasa që Rita të ketë pasur për qëllim të provokojë serbët, disa persona e kanë fyer këngëtaren.

“Çfarë të presësh nga një vajzë që gënjeu se ishte refugjate dhe viktimë e luftës dhe u nis për në Angli dy vjet para luftës”, tha një përdorues tjetër serb në Twitter.

/GazetaSinjali/