image Disa ndeshje të Premier Ligës do të transmetohen falas

Futboll

Futboll/ Disa ndeshje të Premier Ligës do të transmetohen falas

news image

Në rast se rifillon sezoni i Premier Ligës, atëherë disa ndeshje do të transmetohen falas.

Këtë e ka konfirmuar Sekretari i shtetit për Digjitalizim, Kulturë, Media dhe Sport, Oliver Dowden, i cili po tenton të arrij një marrëveshje me Sky Sports dhe BT Sports.

Ai beson se ndeshje te rëndësishme që transmetohen në BBC apo ITV mund ta rrisin numrin e audiencës, transmeton Gazeta Sinjali.

‘Ne po punojmë shumë që të rikthehemi. Mendimi është që në gjysmë të muajit qershor rifillojm’

‘Testi i parë është siguria publike. Ne po shpresojmë që do të kemi diçka më ambicioze sikurse disa ndeshje falas që njerëzit të mund të shikojnë futboll nga shtëpia’, u shprehë ai.

20 klubet e Premier Ligës do të mbajnë gjatë ditës së sotshme një takim ku do të flasin për protokollin për rikthimin në stërvitje./Gazeta Sinjali/