Në rast se rifillon sezoni i Premier Ligës, atëherë disa ndeshje do të transmetohen falas.
Këtë e ka konfirmuar Sekretari i shtetit për Digjitalizim, Kulturë, Media dhe Sport, Oliver Dowden, i cili po tenton të arrij një marrëveshje me Sky Sports dhe BT Sports.
Ai beson se ndeshje te rëndësishme që transmetohen në BBC apo ITV mund ta rrisin numrin e audiencës, transmeton Gazeta Sinjali.
‘Ne po punojmë shumë që të rikthehemi. Mendimi është që në gjysmë të muajit qershor rifillojm’
‘Testi i parë është siguria publike. Ne po shpresojmë që do të kemi diçka më ambicioze sikurse disa ndeshje falas që njerëzit të mund të shikojnë futboll nga shtëpia’, u shprehë ai.
20 klubet e Premier Ligës do të mbajnë gjatë ditës së sotshme një takim ku do të flasin për protokollin për rikthimin në stërvitje./Gazeta Sinjali/