Fshatrat e Komunës së Pejës, Lutogllava, Sverka e Thatë, Budisalc, Nabërgjan, Tërtenik, janë të rrezikuara nga betonia e mbeturinave.
Banorët janë të shqetësuar për gjendjen e deponisë dhe aromën kutërbuese që u shkakton dëm.
Banorët kanë dërguar edhe disa fotografi duke ankuar për rrezikun që sjell kjo deponi për jetën e tyre. Ata kanë thënë se nuk e kanë të sigurt as punimin e tokës pasi po depërtojnë edhe ujërat në drejtim të arave të tyre.
Ndërkaq, zyrtarët të Komunës së Pejës kishin thënë më herët se s’mund ta mbyllin deponinë por do ta mirëmbajnë./ Gazeta Sinjali/