image Diplomojnë mjekët e parë të FSK-së në Turqi

Kosovë

Diplomojnë mjekët e parë të FSK-së në Turqi

news image

Kanë diplomuar mjekët e parë të FSK-së, të cilët ishin duke studiuar në Universitetin e Shkencave Mjekësore Gülhan në Turqi, shkruan Gazeta Sinjali.

I pranishëm në ceremoni ishte edhe Atasheu i Mbrojtjes në Ankara, kolonel Bekim Osmani, i cili në emër të ministrit të Mbrojtjes z. Armend Mehaj dhe të komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, falënderoi dhe i shprehu mirënjohjen e lartë Rektorit të Universitetit të Shkencave Mjekësore për mbështetjen që ky institucion ka dhënë dhe vazhdon të japë për FSK-në.

Me këtë sukses, FSK-së i shtohen kapacitetet profesionale mjekësore ushtarake në procesin e ngritjes së aftësive dhe kapaciteteve të nevojshme të mbështetjes operacionale. /GazetaSinjali/