Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, tha sot në Kuvend se është e kundërligjshme që të paguhen mësuesit, kur nuk kanë punuar. Pak orë pas fjalimit të tij, Qeveria i ekzekutoi pagat e mësimdhënësve. Valon Syla ia kujton këtë.
Gjatë debatit të sotëm, deputetët e shumicës u deklaruan se është antiligjore të ekzekutohen pagat për mësimdhënësit, përderisa ata kanë mbajtur grevë. Dimal Basha ishte prej më të prerëve.
Por, kur kaloi pak kohë prej kur foli Basha në Kuvend, Sazan Ibrahimi nga asociacioni i Komunave të Kosovës, tha se u bë ekzekutimi i pagave.
“Qeveria u dorëzu, apo e paska shkel ligjin sipas Dimal Bashës e Hekuran Muratit. Në esencë e ka hongër hekrin”, pyet analisti Syla.
“E ka hongër Hekuran Muratin se edhe në fjalimin e fundit të tij ai nuk dukej se lëshonte pej. Por dikush përmbi ta e panë më në fund se kjo është betejë koti, e poshtër dhe e humbur”, shkroi Syla në Facebook.
Derisa deputetët e opozitës kërkuan sot të ekzekutohen pagat për mësimdhënësit, Basha tha se kjo është thirrje për ta shkelur ligjin.
“Opozita po na thotë neve deputetëve ‘ushtroni presion që Qeveria ta thejë ligjin’”, tha Basha, duke shtuar se “kjo s’ban me u ba”.