Nga fillimi i grevës në arsim, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, nuk ka reshtur se folur për cilësinë e dobët në sektorin e arsimit. Madje, ai nuk ka hezituar t’i quajë analfabet (ose analfabetë funksionalë) ata që po organizojnë greva në këtë sektor. Por, deputeti ka ‘harruar’ se dikur si nxënës i gjimnazit në Ferizaj nuk i kishte punët mirë me mësime. Dëftesat e shkollës së mesme tregojnë se ai ishte – e pakta të thuhet – nxënës i dobët.
Në dëftesën e vitit të tretë të shkollës së mesme të Bashës, shihet se atij i ishte mbyllur një njësh (1). Nota e dobët i ishte vendosur në lëndën e Biologjisë dhe kjo kishte bërë që në këtë vit ai të mbetej në provim. Tek pas riprovimit këtë notë e kishte bërë dysh (2).
Pas kësaj, ka reaguar vet deputeti, i cili përmes një postimi në Facebook, jo vetëm që ka reaguar për notat e dobëta, por ai është mburrur me notat e tij, duke publikuar disa certifikata e diploma amerikane.
Më poshtë e gjeni postimin e tij: